Manastirliu: Pandemia na testoi, por nuk na gjunjëzoi. Shqipëria përkrah Islandës, si vendi me më pak infektime në Europë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kongresin e PS-së, deklaroi se pandemia e testoi qeverinë, por se nuk e gjunjëzoi vendin tonë.

Manastirliu theksoi se Shqipëria sot është përkrah Islandës, si një vend, që ka më pak infektime nga Covid në Europë.

“Pandemia na testoi, por nuk na gjunjëzoi. Iu përgjigjem me solidaritetin e mrekullueshëm të qytetarëve të vendit. Jemi përkrah Islandës si ndër vendet me më pak raste nga Covid në Europë. Kemi fituar disa beteja, por lufta nuk ka mbaruar. Ne do ta ngremë Shqipërinë, si dhe në çdo kohë do ofrojë shërbim shëndetësor për çdo qytetar.

Ka ardhur momenti i autonomisë spitalore, do krijojmë polet spitalore në katër rajone të vendit. Ne jemi të vetëdijshëm se rruga që kemi përpara është edhe më e vështirë nga ajo që kemi kaluar”, u shpreh Manastirliu.

SHKARKO APP