Manastirliu publikon fotot e pacientëve të parë në spitalin e Fierit: Më e mira është përpara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar fotot e pacientëve të parë që kanë hyrë në Spitalin Memorial të Fierit, për të marrë shërbim mjekësor. ”Spitali Memorial i Fierit ka hapur sot dyert për pacientët e parë, sipas sistemit të referimit, nëpërmjet 127-ës. Shumë suksese ekipit të përbashkët shqiptaro-turk, që çelën sot fazën e parë të shërbimeve për qytetarët. Më e mira është përpara”, thotë ministrja Manastirliu.

SHKARKO APP