Manastirliu sqaron deklaratën për “Green Pass”
Pak ditë më parë, nga Kuvendi i Shqipërisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se edhe për qytetarët shqiptarë do të bëhet detyrim pasaporta e vaksinimit për tu futur në lokale dhe strukturat e tjera të shërbimit.
Ndërsa sot, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ajo ka sqaruar se si do të ndiqet modeli i vendeve evropiane, të cilët e kanë bërë kusht “Green Pass” për qytetarët e tyre.
Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ai që e pyeti Manastirliun se kur dhe si do të bëhet kjo?
“Ne po e shohim që Europa është epiqendër e virusit dhe rritja e rasteve ka çuar edhe vende si Austria të që përfshijnë “Green Pass” në masat për reduktimin e përhapjes së Covid-19. Ne jemi duke e vlerësuar, është një opsion, por duhet të kemi të gjithë garancitë e zbatueshmërisë së tij, nuk ka asnjë vend që të ketë një polic për çdo qytetar për zbatimin e masave, por këtu ka të bëjë shumë aspekti i përgjithshëm i ndërgjegjësimit për vaksinimin”-tha ajo.