Manastirliu takim me banorët në Farkë dhe Selitë: Plan për zhvillimin e infrastrukturës dhe transportit

Kandidatja e PS-së për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu edhe këtë të shtunë ka vijuar takimet me qytetarët. Edhe pse Gjykata Kushtetuese i ka pezulluar zgjedhjet e 9 nëntorit për bashkinë e Tiranës, fushata po vijon.

E shoqëruar nga deputetja Anila Denaj, kanë zhvilluar takime me banorët në Farkë dhe Selitë. Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu teksa ka postuar fotot, shkruan se plani është për zhvillimin e infrastrukturës dhe transportit në zonat përreth Tiranës.

”Me banorët e Farkës dhe Selitës diskutuam për projektet zhvillimore dhe potencialin e madh që këto zona kanë në agroturizëm, zhvillim të biznesit familjar dhe një jetë më cilësore pranë natyrës. Kemi një plan për zhvillimin e infrastrukturës dhe transportit në zonat përreth Tiranës, për t’i dhënë një hov të ri agroturizmit në kurorën e gjelbër të kryeqytetit”,-shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?