Ministrja Manastirliu: Të gjithë mësuesit që refuzojnë tani vaksinën, do t’u jepet mundësia më vonë
Në Fier 1200 mësues janë thirrur që të vaksinohen me dozat nga AstraZeneca. Për shkollat e qytetit janë përgatitur tre qendra ku do te vaksinohen 603 mësues.
Mësuesve u janë shpërndarë formularët dhe secili është i lirë për të vendosur për ta bërë ose jo vaksinën. Janë 1900 doza për mësuesit e Fierit, Patosit, Roskovecit e Mallakastres, ndërsa pjesë e procesit janë edhe edukatorët e kopshteve dhe çerdheve.
E para është vaksinuar drejtuesja e gjimnazit Perikli Ikonomi. Një pjesë e mësuesve kërkojnë që vaksina të bëhet në një moment të dytë. Edhe sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të gjithë mësuesit që refuzojnë tani vaksinën, do t’u jepet mundësia më vonë.