Manastirliu: Testojmë sipas rekomandimeve të OBSH
Pas polemikave në lidhje me numrin e të testuarve për Covid-19, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një raportimi online në mbledhjen e qeverisë, bëri me dije se testimet bëhen sipas rekomandimeve të OBSH dhe atyre të grupit të ekspertëve. Ministrja tha se testohen personat e dyshuar për koronavirus. “Numri i testeve nuk është në dëshirën e askujt. Të gjitha testet realizohen në saj të një përkufizimi që është rekomandimi i OBSH. Kjo do të thotë që ne testojmë, testojmë të dyshuarit, testojmë ata që duan të dinë që nëse janë të prekur nga koronavirusi. Ne kemi bërë testime, aq sa nevoja ka pasur”.