Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Manastirliu: Ulet fasha e vaksinimit në +50 vjeç

Aktualitet
E hënë, 21 Qershor 2021 14:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Nga sot do të hapim fashën e vaksinimit për qytetarët +50 vjeç”, u shpreh sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga qendra e vaksinimit të përqendruar në sheshin “Skënderbej”, ku ka nisur procesi i vaksinimit për këtë fashë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Hapim fashën 50-59 vjeç, duke filluar nga grupmosha më e lartë dhe më pas në rend zbritës, për të mundësuar që të gjithë ata që janë më të riskuar, të vaksinohen sa më herët. Ky është një organizim i cili është duke u bërë nga mjeku i familjes. Por të gjithë ato qytetarë që i përkasin kësaj fashe grupmoshe mundet edhe të aplikojnë pranë portalit e-Albania, për të rezervuar ditën e vaksinimit të tyre. Në çdo rast, mjeku i familjes do t’i njoftojë qytetarët për vendin dhe orën e vaksinimit”, tha Manastirliu.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 5 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 6 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 6 orësh

Nga sheshi “Skënderbej”, ku vijon vaksinimi masiv, Ministrja e Shëndetësisë i ka bërë thirrje edhe qytetarëve që tashmë e kanë kryer dozën e parë, të paraqiten pranë qendrave shëndetësore apo pikave të vaksinimit të përqendruar, për të kryer dozën e dytë të vaksinës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Një thirrje për të gjithë ata që kanë kryer dozën e parë dhe ende nuk e kanë kryer dozën e dytë të vaksinës, të drejtohen pranë qendrave shëndetësore apo pranë pikave të vaksinimit të përqendruar për ta kryer edhe dozën e dytë të vaksinës, sipas këshillës së mjekut, sepse doza e dytë e vaksinës është ajo që garanton imunitetin”, tha Manastirliu.

Përveç dozave të vaksinave Coronavac të ardhurave gjatë fundjavës që lamë pas, Manastirliu bëri me dije se sot priten sërish vaksina Pfizer. “Bashkë me 100 mijë vaksinat Coronavac që mbërritën këto ditë, deri tani janë mbi 1 milion e 60 mijë vaksina të mbërritura në vend, ndërsa sot presim sërish mbi 11 mijë vaksina Pfizer”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën e përmirësuar epidemiologjike, Ministrja e Shëndetësisë apeloi sërish për vigjilencë. “Është e vërtetë që jemi në një situatë të kontrolluar të epidemisë. Në spitalin Infektiv janë vetëm 3 pacientë të shtruar, që marrin shërbim. Pra siç tregojnë shifrat dhe siç analizojnë ekspertët tanë të shëndetit publik, situata është shumë e kontrolluar, por duhet të vijojmë të jemi vigjilentë. Ndaj duhe të përfitojmë nga kjo situatë e kontrolluar, për të bërë vaksinat”, tha Manastirliu.

Deri tani kanë mbërritur në vend 1,067,950 vaksina. Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer 880,912 doza të vaksinës ndaj Covid-19. Prej tyre 365,028 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Etiketat e lidhura

Ogerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.