Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Manastirliu vlerëson punën e punonjësve sociale: Asnjë i prekur me Covid-19

Aktualitet E mërkurë, 20 Maj 2020 14:05
Manastirliu vlerëson punën e punonjësve sociale: Asnjë i prekur me Covid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Ditën Kombëtare të Jetimëve, Ministrja e Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu vizitoi Shtëpinë e Foshnjes “Hanna dhe Rozafa” në Tiranë, ku deklaroi se çdo punonjës i kujdesit social që është vetëizoluar për t’ju shërbyer fëmijëve dhe të moshuarve do të marrë shpërblimin e parashikuar nga qeveria. Manastirliu vlerësoi edhe rolin e UNICEF që ka mbështetur financiarisht qendrat e kujdesit social, një paketë e plotë shpërblimi bashkë me financimin e qeverisë

Manastirliu ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për të gjithë punonjëset e Institucioneve të Përkujdesit Social në të gjithë vendin që u izoluan brenda institucioneve për të mbrojtur fëmijët pa përkrahje prindërore, ata me aftësi ndryshe, të moshuarit që jetojnë në Shtëpitë e të Moshuarve, nga rreziku i infektimit nga Covid-19. Ajo tha se janë 130 punonjës që zgjodhën t’u shërbejnë fëmijëve, të moshuarve, grupeve në nevojë duke qëndruar larg familjeve të tyre.

”Zgjodhëm këtë ditë të veçantë, që është Dita Botërore e Fëmijëve Jetimë për t’ju shprehur mirënjohjen më të thellë. Në çdo ditë të vitit ju bëni një punë të jashtëzakonshme me fëmijët pa përkrahje prindërore. Por në këto kohë të vështira, sakrifica juaj është e paçmuar. Ne vendosëm një strategji të vetëizolimit të punonjësve socialë për të kufizuar rrezikun e përhapjes së Covid-1919 dhe falë sakrificës tuaj kjo strategji rezultoi e suksesshme sepse asnjë person në qendrat tona sociale nuk është prekur nga ky virus i rrezikshëm”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke vlerësuar punën e bërë nga qendrat e kujdesit shoqëror në të gjithë vendin, Manastirliu tha se qeveria vendosi për shpërblimin e të gjithë punonjësve të këtyre qendrave që janë vetëkarantinuar në shërbim të fëmijëve dhe të moshuarve. ”Qeveria ka vendosur mbështetjen financiare për ju dhe së bashku me UNICEF që ka kontribuar po ashtu, përbëjnë paketën e plotë të mbështetjes në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, ku pavarësisht angazhimit me situatën shëndetësore, ne ju kemi patur gjithmonë në fokus”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Drejtuesi i UNICEF në Shqipëri, Roberto de Bernardo vlerësoi masat e marra nga qeveria shqiptare dhe u shpreh mbështetës për punonjësit e qendrave sociale, që i dhanë të gjithëve një provë të forcës dhe dashurisë që kapërcen çdo vështirësi. ”Ju keni bërë një punë të jashtëzakonëshme dhe keni të gjithë admirimin tonë dhe ne si UNICEF jemi shumë të lumtur që i jemi bashkëngjitur kësaj mbështetje për ju”. Që prej fillimit të epidemisë, punonjësit sociale në qendrat e përkujdesit janë izoluar në shërbim të fëmijëve, të moshuarve dhe grupeve vulnerabël. Grupi i parë tashmë është rikthyer në familje dhe pjesa tjetër e stafit janë në shërbim prej 20 ditësh në institucionet e kujdesit social, të vetëizoluar. Masa e shpërblimit të miratuar nga qeveria është 55,000 lekë/muaj.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 1 ore
Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 8 orësh

Etiketat e lidhura

Ogerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 8 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 9 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 9 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 14 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 11 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.