Manastirliu zbulon për herë të parë se kush e drejton Komitetin e Ekspertëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zbuluar për herë të parë se kush e drejton Komitetin e Ekspertëve të ngritur për situatën e pandemisë së COVID-19.

Deri më sot nuk dihej ende asnjë anëtar i tij por Manastirliu në një intervistë për emisionin ”Fokus” në TvT ka thënë se Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Komiteti i ekspertëve drejtohet nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, profesoreshë Mira Rakacolli, dhe ka në përbërje ekspertë të ndryshëm të fushave të ndryshme. Nga ana tjetër ka edhe grupe teknikësh që asistojnë me përgatitjen e strategjive tona”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?