Mançester, shkatërrohet organizata shqiptare e kokainës, 10 të arrestuar

Policia britanike ka shkatërruar një bandë droge, e cila dyshohet se furnizonte Manchesterin me kokainë. Nga ky operacion janë arrestuar 21 persona, mes tyre shumë shqiptar pas një bastisje në orët e para të mëngjesit në 17 adresa në Mançester, Salford, Trafford dhe në veri të Uellsit. Policia sekuestroi rreth 8 kg kokainë, dy armë zjarri, municione dhe një silenciator. Operacioni i policisë britanike vjen pas një investigimi tetë­ mujor të bandës kriminale, e kryesuar nga shqiptar, e cila kishte një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës në Mançester. Të 21 të dyshuarit, tetë burra dhe tre gra, u morën në pyetje nga policia pasi u arrestuan për shpërndarje droge, mbajtje të armëve të zjarrit dhe veprave të paligjshme të imigracionit.

10 personat e arrestuar shqiptarë janë:

1­.Thanas Troka (1978/06/01), i akuzuar për furnizim dhe shpërndarje kokaine

 2­.Gentjan Baro (24/08/1988), për posedim të dokumenteve të falsifikuara

3­.Mevlan Gjeta (1982/12/07), akuzuar për posedim me qëllim shpërndarje dhe furnizim kokaine dhe pastrim parash

4­.Fatjon Biraj (1983/08/12), akuzohet për posedim të dokumenteve të falsifikuara

5.­Orseta Kraja (22/11/1987) akuzohet për përdorim dokumentash të falsifikuara

6­.Edrion Lazi (15/02/1984), i akuzuar për posedim me qëllim shpërndarje kokaine

7­.Edvin Dervishi (1984/02/02), i akuzuar për posedim me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes së kokaines dhe përdorim të dokumenteve false.

8­.Nehat Elshani (1978/02/02), akuzohet për furnizimin me kokainë, posedim me qëllim shpërndarje

9­.Elton Kalemi (24/07/1986), ka qenë i ngarkuar me furnizimin me kokainë, posedimin me qëllim për ta shpërndarë, pastrim parash dhe posedim dokumentasht false

10.­Shkëmbi Doci (1988/05/08), i ngarkuar me furnizimin me kokainë dhe posedim me qëllim shpërndarje.

SHKARKO APP