Mandati, Administrativja rrëzon sigurimin e padisë së Tahirit

Pas dështimit në Kolegjin Zgjedhor, ish-deputeti Dashamir Tahiri ka marrë dhe dështimin e parë në Gjykatën Administrative kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i heq atij mandatin e deputetit.

Nëpërmjet avokatit, Fatmir Braka, ish-deputeti i Partisë Demokratike kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të KQZ-së derisa çështje të shqyrtohej në themel.

“Vendimi i Gjykatës Administrative jo i drejtë. Sot i jemi drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar vendimin e KQZ-së”, tha Braka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tahirit iu hoq mandati në fund të muajit dhjetor të vitit të shkuar, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, për shkak se nuk kishte plotësuar siç duhet formularin dhe kishte fshehur dënimet e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht tentativës për të penguar zëvendësimin e mandateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar mandatin e Tahirit dhe të ish-deputetit tjetër, Shkëlqim Selami.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?