Mandati i deputetes së PS-së Olta Xhaçkës, Komisioni i Venecias do ta shqyrtojë në dhjetor

Komisioni i Venecias do të shqyrtojë kërkesën e Kuvendit për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka në dhjetor. Kërkesa është parashtruar më 13 shtator nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. ”Kërkoi një opinion të Komisionit të Venecias për marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit”, thuhet në njoftim. Pas 14 orësh seancë parlamentare, pas mesnate më 13 shtator deputetët u thirrën për të votuar mbi kolegen e tyre Olta Xhaçka.

Teksti i letrës drejtuar Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, nga Presidentja e Komisionit të Venecias, Claire Bazy Malaurie

E dashur Kryetare, Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024).

Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias. Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie” Njoftimi për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë është publikuar edhe në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.

SHKARKO APP