Mandati i deputetit Koço Kokëdhima, në Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese shtyu për në 23 nëntor shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike, për mandatin e deputetit socialist të qarkut Vlorë, Koço Kokëdhima.
Vendimi erdhi pas kërkesës së bërë nga avokati i Kokëdhimës, i cili kërkoi që në këtë proces të ishte i pranishëm edhe deputeti socialist.
Demokratët iu drejtuan kushtetueses pas vendimit të Kuvendit në muajin prill, për mos-dërgimin në kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën të mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
Opozita kërkon konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të Kokëdhimës dhe interpretimin e nenit 70 të kushtetutës.
Sipas demokratëve Kokëdhima ka përfituar në kohën që kishte mandatin e deputetit përmes kompanisë Abisnet të paktën në 150 raste fonde publike.
KOHA JONË SONDAZH

