Mandati i Olta Xhaçkës, deputetja Çupi: PS s’e mbron dot më ish-ministren dhe as deputetin Sinaj

Më 12 shtator, Kuvendi do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka. Deputetja demokrate Dhurata Çupi, thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zhbëhen. Ajo tha edhe se deputeti i PS-së Vullnet Sina ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit dhe se atij duhet t’i hiqet mandati.

“Kuvendi votoi pro për të shqyrtuar mandatin e Xhaçkës në seancën e 12 shtatorit. Në një vend demokratik, nuk mund të zhbëhen vendimet e Kushtetueses. PS nuk ka më asnjë argument mbrojtës ndaj Xhaçkës. Ne në mënyrë të vazhdueshme kemi denoncuar korrupsionin dhe arrogancën e qeverisë. Edhe Vullnet Sina ka përfituar miliona nga buxheti publik. Është i paimagjinueshëm shpërdorimi i detyrës nga deputetët e PS.

Ka raporte të Transparency International se Vullnet Sinaj ka ndikuar për të kaluar disa ligje. E kemi çuar Xhaçkën në Gjykatën Kushtetuese 2 herë. Ne nuk mund të heshtim ndaj gjërave që nuk shkojnë, që janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Sa i përket SPAK, ne mendojmë se ka gabuar me z Sali Berisha, duke goditur liderin e opozitës, por ne mbështesim punën e drejtësisë, pasi 26 kryetarë bashkie janë nën hetim”, tha deputetja Çupi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?