”Mandati të qëndron mbi vrasje”, Pjerin Ndreu i përgjgijet Berishës: Kulmi i fantazisë idiote
Sali Berisha publikoi dje pamjet që sipas tij tregojnë atentatin e dështuar ndaj ish-kryetarit të komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj. Për këtë rast, Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, duke shkruar në rrjetet sociale se mandati i Ndreut “qëndron mbi atentate dhe vrasje”.
Në një reagim ndaj akuzave, kryetari Pjerin Ndreu e cilëson videon e publikuar nga Berisha si një fantazi idiote të matrapazëve politikë. Ndreu shton se ata nuk kanë asnjë përgjegjësi për ndonjë incident personal dhe se pretendimi se mund të kishin organizuar një atentat në mbyllje të kutive zgjedhore është absurd.
“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë incident personal, në orën 6 30 kur historia e votimeve ishte ne fund! Te “vrasësh” Salvadorin në mbyllje të kutive, është kulmi i fantazisë idiote që duhet të dëgjojmë ne për të tillë matrapazë politike”, u shpreh kryebashkiaku i Lezhës.