Manjani: 5 mijë mosmarrëveshje janë zgjidhur me ndërmjetësim
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se janë zgjidhur rreth 5 mijë mosmarrëveshje me ndërmjetësim. Ai u shpreh se ndërmjetësimi është një shërbim alternativ i vlefshëm, i cili shërben si një mjet efikas për uljen e ngarkesave në gjykata.
“Ngarkesa e gjykatave është shumë e madhe. Ndërmjetësimi është një mjet shumë efikas për uljen e ngarkesave në këto gjykata. Duhet ta ristrukturojmë mirë këtë shërbim”, u shpreh ministri.
Manjani tha se gjithashtu se ka kërkuar dhe do të kërkojë që shërbimi i ndërmjetesimit të funksionojë edhe në komisariate.
“Ne jemi të interesuar të nxisim ndërmjetësimin edhe si terapi antikorrupsion”, tha ndër të tjera ministri Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

