Manjani: Hetimet e përgjimeve, drejtësia të sqarojë të vërtetën

Ministri i Drejtësisë, u bën thirrje gjyqtarëve të denoncojnë nëse kanë presione politike, por sqaroi se nuk kishte dijeni përsa u takon këtyre presioneve lidhur me vendimin për kryepolicin e shtetit, Haki Çako.

Kjo është përgjigjja e ministrit Manjani lidhur me pyetjen e gazetarëve për akuzat e presioneve ndaj gjyqtarëve lidhur me kthimin në detyrë të drejtorit të policisë së shtetit Haki Çako.

“S’kam dijeni për presione politike, por si ministër i Drejtësisë nxis të denoncojë nëse ka presione politike. Askush nuk mund të fshihet pas alibive reciproke. Vendimi i gjykatës është vendim dhe nuk kometohet. Nëse arsyet që e kanë çuar në vendim janë ekstra atëherë duhen parë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjimet?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në dijeninë time hetimet vazhdojnë dhe vazhdojnë me shumë intensitet. Unë vetë kam çuar letërporosi për prokurorinë italianë për të thelluar hetimet”

Gjyqtarët janë të pavarur në vendimet e tyre, drejtësia prokuroria dhe gjykatat i kanë borxh të sqarojnë të vërtetën

Çdo kush jashtë gjykatës që përpiqet të sqarojë gjërat që shqetësojnë opinionin publik nuk bën mirë.. nëse një ka faj ose jo dikush duhet ta japë drejtësia”, shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?