Manjani, kërkesë Presidentit: Të falet e dënuara Nazime Visha

Ministri Drejtësisë, Ylli Manjani ka kërkuar uljen e dënimit, deri në falje për Nazime Vishajn, vajzën që vrau para pak vitesh personin i cili abuzoi seksualisht me të.

Siç njoftohet nga ministria e Drejtësisë, kreu i këtij institucioni i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, shkresën zyrtare ku i kërkon faljen e së dënuarës Visha.

“Propozimi i z. Manjani në bazë të ligjit për faljen. Kriteret ligjore për faljen e këtij rasti janë përmbushur”, shkruhet në njoftimin përkatës.

Teksa javën e shkuar, ishte vetë e dënuara Nazime Visha e cila kërkoi uljen e dënimit në gjykatë dhe tashmë pritet vendimi i Presidentit Nishani.

SHKARKO APP