Manjani: Komisioni i Venecias vlerësim 100% për ligjin e pronave

Komisioni i Venecias ka vlerësuar si pozitivi ligjin për kompensimin e pronave.

Lajmin e ka dhënë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, ku shprehet se:

Në baze të këtij opinioni, Komisioni i Vencias mbështet 100% ligjin e miratuar tashmë për Trajtimin e Pronës me argumenta shteruese dhe të pakontestueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Komisionit te Venecias, ligji në përmbajtjen e tij vleresohet i drejtë dhe proporcional për kushtet e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Manjani shprehet se tani mbetet që konkluzionet e këtij opinitoni të ratifikohen nga gjykata jonë kuhstetuese dhe të mbyllet njëhere e mirë kontesti për këtë ligj.

Opinionii Komisionit të Venecias ka ardhur pasi Gjykata Kushtetuese dërgoi ligjin e pronave në Komisionin e Venecias në bazë të të cilit kërkonte të dinte që drafti i qeverisë është sipas standardit të Këshillit të Europës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?