Manjani: Merkel është si ‘nona e dreqit’ nga pamja
Kur bie fjala tek qëndrimet seksiste, duket se Ylli Manjani po shënon një rekord.
Zyrtari i LSI, i ftuar në “Opinion” për të komentuar gratë e bukura dhe të pushtetshme, tha se Merkel është ‘nona e dreqit’ nga pamja.
Sipas Lapsit, duke përforcuar mendimin e tij, Manjani tha për zonjën gjermane që shfaqet gjithnjë në publik me kostum: “shyqyr janë shpikë pantallonat se kush do e shifte me fustan apo fund”.
Më pas ai jep shpjegimin për partnerin e Merkel: “Burri i saj duhet të jetë ndonjë hallexhi”, duke lënë të kuptohet se ai rri krah një femre të pushtetshme me pahir.
KOHA JONË SONDAZH

