Manjani: Momenti për miratimin e ligjeve
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa thotë se tashmë është momenti të nisin diskutimet për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve.
“Të ndërtojmë një kalendar për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë”, thotë Manjani.
Ministri i Drejtësisë i bën thirrje trupës gjyqësore dhe Prokurorisë të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën gjatë kësaj periudhe. “Puna të vijojë normalisht deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja”, thotë Manjani.
Pas negociatave intensive, reforma në drejtësi u finalizua në orët e para të mëngjesit të sotëm me konsensus të plotë duke kaluar në Parlament me 140 vota pro.
KOHA JONË SONDAZH

