Manjani: Na është bllokuar puna, duam ligje të reja
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bën apel për miratimin sa më të shpejtë të draftit të reformës në drejtësi
“Na është bllokuar puna, kemi nevojë për ligje të reja. Duhet realisht të nisim reformën në sistemin gjyqësor”, tha Manjani duke mos pranuar të komentonte asnjë deklaratë sa i takon akuzave të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për KLD-në.
Ministri i Drejtësisë sqaroi dhe mospjesëmarrjen së tij në mbledhjen e KLD-së ku është votuar pro dërgimit në prokurori të padisë ndaj Tahirit
“Nuk mora pjesë në mbledhjen e KLD se kam qenë jashtë shtetit. Nga unë nuk do të dëgjoni asnjë koment për vendime gjyqësore. Ky është standard kushtetues. Ministrit të Drejtësisë nuk i lejohet. Nuk kam ndërmend të ligjëroj politikisht. Detyra kushtetuese e çdo gjykatësi është të gjykojë dhe të dënojë atë person ndaj të cilit ka prova dhe të lirojë cilindo ndaj të cilit nuk ka prova”, sqaroi ai.
KOHA JONË SONDAZH

