Manjani: Nuk më dridhet dora për cilindo që shkel afatet
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ishte i ashpër sot kur foli për mosbashkëpunimin ndëristitucional për dhënien e e pronësisë.
Në një konferencë në ministrinë e Drejtësisë, Manjani tha se është e papranueshme mosbashkëpunimi mes institucioneve dhe ZRPP. Duke folur më tej për një vijë të kuqe, për të cilën ai tha se kush nuk zbaton vendimet e gjykatave do të shkarkohen.
“Që institucionet publike mos bashkëpunojnë me njëri-tjetrin kjo është e pafalshme. Nuk ka ku të shkojë më. Ne presim që t’u shërbejmë qytetarëve me afat dhe orar. Ndërkohë detyrohemi të harxhojmë kohën dhe energji për të gjetur gjuhen e përbashkët. Në ZRPP kemi evadim të rasteve të vështira por edhe të prapambetura.
Ka dy muaj që ka një ngecje, duket sikur ka një dehje dhe kthehemi prap në vijën fillestare. Kjo është vija e kuqe që është ndezur në ministrinë e Drejtësisë për shkak të kësaj performance në ngecje. Në radhë të parë të zyrave të regjistrimit të pasurisë vendore dhe në radhe të dytë për menyrën si bashkëpunohet. Nuk dua të drejtoj gishtin, nëse është nevoja do ta bëjë, por nuk më dridhet dora për cilindo që shkel afatet. Nuk e kuptoj këtë. Nuk zgjidhet çështja, kthei përgjigje qytetarit, institucionit.
Arrogancën, zvarritjen e afateve dhe mungesën e komunikimit nuk e pranoj.
Respektimi i afateve është kërkesa ime e vazhdueshme. Kërkoj nga ju ZRPP të gjithapraktikat që quhen të vështira që ju i mbani në sirtar duhet të marrin fund.
Kush jeni ju që nuk zbatoni vendimet e gjykatave. Shërbimi përmbarimor ka mbështetjen time për t’u çuar në ndjekje penale. Kush nuk zbaton vendimet e gjykatave do të shkarkohet”, apeloi ai.
KOHA JONË SONDAZH

