Manjani paralajmëron Hipotekat: Shqyrtojini dosjet brenda afateve

Duke kujtuar se fundi i këtij muaji është afati i fundit i vendosur për të trajtuar të gjitha aplikimet e prapambetura për pronat, kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Ylli Manjani u kërkoi Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme (ZVRPP) që të shqyrtojnë çdo dosje.

Ministri thekson se veçanërisht duhet të trajtohen ato dosje për të cilat ka një vendim të formës së prerë nga gjykatat.

Ai u kërkon gjithashtu këtyre zyrave shërbim sa më shpejtë, ndërsa paralajmëron se në shtator do të ketë kontrolle të rrepta dhe tolerancë zero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kujtesë për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme (ZVRPP): Fundi i këtij muaji është afati që kemi vendosur për të trajtuar të gjitha aplikimet e prapambetura! Veçanërisht ato aplikime që vijnë me vendime gjyqësore të formës së prerë!

E përsëris: Askush nuk ka të drejtë të mos zbatojë vendimet e gjykatave që kanë marrë formë të prerë! Askush!

ZRPP është thjesht një zyrë inventari i pronave të qytetarëve dhe jo nje zyrë që ndan apo jep prona! Pronësia fitohet vetëm me mjete ligjore dhe ZRPP nuk është as zyrë e as mjet për të fituar apo hequr pronësinë e askujt! Vendimi i gjykatës, me përjashtim të vërtetimit të faktit gjyqsor, është ligj dhe si i tillë duhet zbatuar! Ju kam sqaruar nëpërmjet një letre zyrtare se si duhen trajtuar sipas ligjit të gjitha rastet!

Kam kërkuar dhe kërkoj shërbim sa më të shpejtë, pa zvarritur në këto zyra! Është e thjeshtë: regjistroni çdo transaktion sipas ligjit dhe po sipas ligjit mund të refuzoni, por jo të zvarrisni asnjë praktikë dhe asnjë person!

Në shtator kontrolli do jetë i rreptë dhe toleranca zero!

Këtë mesazh “kujtesë” e kam edhe në përgjigje të të gjithë atyre qytetarëve që janë ankuar dhe ankohen përditë tek sporteli i Ministrisë së Drejtësisë dhe në telefonin apo emailin tim!”, shkruan Manjani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?