Manjani, procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Beratit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka nisur procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të gjykatës së rrethit të Beratit, Shyqyri Çobo, i motivuar për shkak të akteve dhe sjelljeve që cënojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit.

Procedimi vjen një ditë pasi Çobo u pezullua nga detyra e gjyqtarit me vendim gjykate për konsumimin e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit….” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Kallëzuesja është një grua nga Berati palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi i ka premtuar avokat gjyqtari ka kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms shtetases I.T  për krijimin e një lidhjeje intime. E friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja bëri denoncimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas prokurorisë  gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst për një periudhë 3-mujore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?