Manjani reagon pas arrestimit të zv.drejtorit të Burgjeve

Pas arrestimit të zv/drejtorit të Burgjeve, Iljaz Labi, i cili akuzohet për korrupsion me tenderët e ushqimeve në burgje, ka reaguar menjëherë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmës një njoftimi të shkurtër për shtyp, Manjani thekson se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të zv/drejtorit të arrestuar.

Madje në njoftim thuhet se Drejtoria e Burgjeve kishte kohë që kishte nisur procedurat për largimin e Labit nga shërbimi civil.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu, Manjani thotë se Labi tashmë duhet të përballet si qytetar i thjeshtë me drejtësinë. “T’i provojë akuzat ndaj tij para drejtësisë si qytetar i çliruar nga funksionet publike”,- thotë ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?