Manjani: SHBA e ka kapur dëmin nga brirët këtë radhë me 5 milion dollarët

Ish ministri Drejtësisë Ylli Manjani ka vlerësuar nismëne  SHBA për ngritjen e “Akademisë së Transparencës” për menaxhimin e fondeve të marra nga Konferenca e Donatorëve.

Sipas Manjanit e ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milion dollar ndihmë për Transparencën.

Komenti i Manjanit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk para e vlerësoj zotin Palmer, por nuk i heq asnjë presje propozimit të Tij për “Akademi të Transparencës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I couldn’t agree more!

Fiks ajo që i mungon qeverisjes TRANSPARENCA.

Pa transparencë nuk ka vendimmarrje të drejtë e të përgjegjshme. Nuk jep askush para për tendera sekretë dhe pa garë. As për PPP e Koncensione pa leverdi.

Shpresoj që Akademia e Transparencës të mbulojë të gjitha sektorët e tjerë.

Dhe po, shumë Faleminderit SHBA që ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milionë Dollarë ndihmë për Transparencën, Historinë e Shqipërisë dhe me trajtimin e emergjencave nga Kryqi i Kuq.

Pra asnjë kacidhe ndihmë për qeverinë siç pretendon propaganda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?