Manjani, takohet me Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Turqisë

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi ku u takua me një sërë personalitetesh.

Pas takimit me Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë Bekir Bozdağ, Manjani zhvilloi një vizitë në Akademinë Turke të Drejtësisë që është ekuivalente me Shkollën e Magjistraturës në Tiranë. Në takimin me Drejtorin e kësaj akademie, z. Yılmaz Akçil, u konfirmua marrëdhënia e ngushtë bashkëpunuese ndërmjet dy shkollave ku Ministri Manjani u angazhua për ta forcuar akoma më tej këtë bashkëpunim.

Në përfundim të vizitës, Ministri Manjani u prit edhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë z. İsmail Rüştü CİRİT.  Në këtë takim u theksua nevoja për më shumë bashkëpunim ndërmjet dy Gjykatave të Larta, veçanërisht në drejtim të shkëmbimit të përvojës për zgjidhje të çështjeve në interes të qytetarëve të dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i gjykatës mirëpriti propozimin e Ministrit Manjani, për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Gjykatave të Larta të Ballkanit në drejtim të unifikimit të praktikave gjyqësore për çështje të përbashkëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?