Manjani: Tumori dhe aksidenti na rrëmbyen 3 policë sot

Ministri Ylli Manjani ka reaguar sot për aksidentin tragjik në Korçë ku humbën jetën dy punonjës të Policisë së Burgjeve.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës rrugën Korçë-Devoll. Në furgon udhëtonin punonjës policie të burgut të Drenovës, të cilët ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore të kolegut të tyre, i cili ndërroi pas një sëmundje të rëndë.

Viktimat janë efektivët e Policisë së Burgjeve Fatmir Islamaj, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital dhe Neshat Alldashi, i cili ka vdekur në spital. Ndërkohë, të plagosur janë shtetasit Agim Beshi, Idajet Gozhdari dhe Luan Kreka.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kanceri dhe aksidenti na rrembeu sot tre punonjës të Policisë së Burgjeve në Korçë. Tragjike! Ngushellime Familjeve!”,- shkruan në Twitter Ylli Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?