Mano: Bllokimi i Pazarit të Korçës, akt antihuman

Në një prononcim për mediat, kreu i Partisë Demokratike të Korçës, Andrea Mano është shprehur në lidhje me bllokimin që prej 6-ditësh të pazarit. Mano e ka cilësuar bllokimin për 6-ditë të Pazarit të Korçës i cili ka një traditë qindra vjeçare nga Policia bashkiake, si një akt antihuman e antiligjor.

“Për të 6-tën ditë radhazi, 140 biznese, plotësisht të ligjshëm që kanë kryer çdo detyrim tatimor dhe ligjor ndaj shtetit shqiptar nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre nën moton “që të tregtosh duhet të tregtosh atë që të them unë”. Ai tha se, parrulla të tilla, të denja vetëm për një shtet diktatorial, shqiptarët i kanë lënë pas 26 vite më parë por me sa duket Bashkia Korçë po e risjell përsëri në realitet mbas 26 vitesh”.

Sipas tij, ”Partia Demokratike, që në fillimet e kësaj tentative të bashkisë muaj më parë, ka dënuar dhe vazhdon ta dënojë me forcë këtë raprezalje të pa shembullt që po ju bëhet këtyre bizneseve në Pazarin e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë që Bashkia e Korçës të ulet të bisedojë, të dialogojë me këto biznese dhe t’i lejojë ato të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë në krah të çdo biznesi që i rriten taksat, që gjobitet, që kërcënohet, që dhunohet me pa të drejtë ”,- përfundoi Mano

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?