Manovra të rrezikshme në rrugë, Policia ndalon drejtuesin e automjetit

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se drejtuesi i një automjeti po bënte manovra të rrezikshme, në rrugët e qytetit të Burrelit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ka vijuar kontrollet për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar drejtuesin e automjetit tip “Mercedez Benz”, duke bërë drift, në qendër të qytetit. Menjëherë shërbimet e Policisë e kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, shtetasin D. H., dhe e kanë shoqëruar atë, në Komisariat.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër ndëshkuan me masë administrative shtetasin D. H., 47 vjeç, banues në Burrel, për kryerjen e manovrave të rrezikshme, me automjetin tip “Mercedez Benz”, që e drejtonte pa dokumentacionin përkatës. Po nga këto shërbime u arrestua shtetasi F. D., 59 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?