Maqedonia përgatitet për përmbytje të mëdha

Trupi Koordinativ për Menaxhim me Kriza i Maqedonisë ka informuar, në bazë të të dhënave nga Enti Hidrometeorologjik, se në ditët në vijim, nën ndikim të një serie rrymash të lagështa, priten reshje shiu edhe mbi 30 litra në metër katror.

Në apelin e këtij trupi lidhur me vërshimet e mundshme nga moti i tillë, apelohet te kryetarët e komunave që t’i vënë në dispozicion të gjitha resurset e disponueshme dhe t’i mobilizojnë shtabet e krizës, ku do të përfshihen përfaqësues të qendrave për menaxhim me kriza, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Kryetarët e komunave që kanë nevojë për ndihmë shtesë me resurse teknike t’i drejtohen Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim deh t’i informojnë bashkësitë lokale për destabilizimin e paralajmëruar të motit. Në mënyrë të pandërprerë të ndiqet niveli i ujërave të lumenjve, si dhe niveli i akumulimeve. Njësitë e vetadministrimit lokal të intervenojnë në urat ku ka rrezik nga ndalja e prurjeve të mëdha nga lumenjtë e vërshuar, ndërsa të gjithë qytetarët që mendojnë se janë të rrezikuar të lajmërohen në numrin 185 të QAK. Pjesëtarët e MPB-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të jenë të gatshëm për të intervenuar, ndërsa vozitësit me kohë të informohen për gjendjen e rrugëve nga ana ëe Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë”, thuhet në apel.

SHKARKO APP