Marijuanë me avionë nga Shqipëria, kapen 470 kg në Itali

 

Avionë turistikë transportonin drogë nga Shqipëria në Itali, duke u ulur në sipërfaqe të improvizuara në zona të izoluara të vendit fqinj.

Agjentët e "Guardia di Finanza"-s në Torino kanë shkatërruar një nga organizatat më të mëdha italo-shqiptare të trafikut të drogës, raporton ANSA.

Sipas burimit mediatik, janë 7 personat e arrestuar nga 10 gjithësej, si dhe 470 kilogramë marijuanë e sekuestruar.

Agjentët kanë konfiskuar gjithashtu një avion turizmi dhe dy mjete që përdoreshin për transportin.

Nga vlerësimet e autoriteteve të vendit fqinj, lënda narkotike në treg do të kapte vlerën e 5 milionë eurove.

SHKARKO APP