Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marika Kallamata, “Artiste e Merituar” që la gjurmë të pashlyeshme në artin skenik shqiptar

Aktualitet E diel, 22 Dhjetor 2024 10:17
Marika Kallamata, “Artiste e Merituar” që la gjurmë të pashlyeshme në artin skenik shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Pesë vite më parë, një tjetër personazh i artit tonë skenik, i traditës sonë të filmit, i rolit të pamohueshëm të grave në vlerat krijuese, Marika Kallamata, ikën nga të gjallët që e ngjitën në qiell aktrimin, fuqinë interpretuese dhe shpirtin e sakrificës dhe ngadhënjimit mbi çdo pengim e ndalim.
Marika Kallamata, një prej ikonave të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta më 22 dhjetor 2019, në moshën 89-vjeçare. E lindur në vitin 1930, ajo mbetet një emër i paharruar në historinë e artit tonë kombëtar. Gjatë karrierës së saj të bujarshme dhe frytdhënëse, me shumë role dhe personazhe, personalitete dhe tipe, karaktere dhe identitete, ajo mishëroi në secilin ndër ta, vetën e saj. E tillë ishte bashkëjetimi me rolet që solli në jetë, sa vetë jeta e saj ishte zgjatim i këtyre roleve, i këtyre përjetimeve. Kallamata u dallua për talentin e jashtëzakonshëm, interpretimin e ndjerë dhe përkushtimin e saj ndaj skenës, gjithëkjo për të mbetur në kujtesën tonë si një identitet unik interpretues.
Ajo interpretoi me mjeshtëri në dhjetëra role që mbetën në kujtesën e publikut shqiptar. Spikati për thellësinë dhe autenticitetin që i dha çdo personazhi, duke i kthyer ato në figura të gjalla dhe të prekshme, sepse e tillë ishte ajo, në përmasa të tilla ajo e jetoi rolin dhe e solli tek ne.
Rrugëtimi i saj artistik u kurorëzua me titullin e lartë “Artiste e Merituar”, një dëshmi e kontributit të saj të jashtëzakonshëm në pasurimin e kulturës shqiptare.
Krahas skenës, Marika Kallamata kontribuoi edhe në kinematografi, duke sjellë role të paharrueshme në ekranin e madh. Dashuria e saj për artin dhe aftësia për të frymëzuar breza të tërë aktorësh e kanë bërë një figurë të çmuar dhe të përjetshme në memorien tonë kolektive.
Karriera e saj u karakterizua nga rolet e shumta dhe të larmishme në teatër, ku shquhej për aftësinë e saj të rrallë për të mishëruar personazhe me emocion dhe thellësi psikologjike. Ajo interpretoi me mjeshtëri në skenën e Teatrit Kombëtar, duke sjellë në jetë figura të ndërlikuara dhe të paharrueshme.
Marika Kallamata është shembulli i një artisteje të përkushtuar që i dha zë, jetë dhe shpirt artit shqiptar.
Lamtumira e saj na rikujton rëndësinë e vlerësimit të njerëzve të shquar, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre i japin shpirt kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Marika Kallamata jeton përmes veprës së saj dhe kujtimeve të publikut që ajo e preku me artin e saj të madh.
Aktivitetin artistik, Marika Kallamata e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.
Por nuk mund të jetë i plotë portreti i Marika Kallamata pa filmografinë dhe rolet e saj, Filomena në “Një baba tepër” (2000), “Vitet e pritjes” (1990), një nga nënat e fshatit, pastruesja në filmin “Një vit i gjatë” (1987), nëna e Magdalenës në “Fjalë pa fund” (1986), gjyshja e Martinit në “Gabimi” (1986), nëna e Zanës në “Fillim i vështirë” (1986), nëna e Bardhylit në “Kur hapen dyert e jetës”, (1986), Ishja në “Ëndërr për një karrige” (1984), nëna e Norës në “Nxënësit e klasës sime” (1984), gjyshja në “Kur xhirohej një film” (1981), Xhekua në “Dollia e dasmës sime” (1978) dhe fshatarja në “Fëmijët e saj” (1957), etj. Por Marika Kallamata më shumë se për rolet në kinematografi, ajo do të kujtohet dhe nderohet, do të referohet dhe merret si shembull frymëzimi për gjeneratat e aktor%ve me rolet e saj në teatër.

Mund t'ju interesojë

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 30 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 35 minutash
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

“Artiste e Merituar”albert vatajMarika Kallamata
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 19 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 21 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 30 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 35 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.