Marinari egjiptian i rrëmbeu 2 shqiptarët me ilaç gjumi

Marinari egjiptian  Adel Mohamed Salam dyshohet se u ka hedhur ilaç gjumi në ushqim dy kolegëve të tij shqiptarë, në mënyrë që të kryente planin e tij të rrëmbimit të peshkarexhës.

Anija e peshkimit është rrëmbyer prej 5 ditësh, e cila ndodhet në Aleksandri të Egjiptit.

Edhe gjatë ditës së djeshme, egjiptiani ka komunikuar në WhatsApp me familjarët e dy pengjeve, duke u dërguar fotografi që tregojnë dy personat të lidhur me zinxhirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Egjiptiani kërkon 70 mijë euro, ndërsa në të kundërt kërcënon me fundosjen e anijes bashkë me dy pengjet. Peshkarexha “Çelepia 2”, në bordin e së cilës ndodhen motorist Luan Mema, kapiten Dhimitër Malja dhe marinari egjiptian Muhamet Salam, ka humbur kontaktet me kapitanerinë vetëm pak orë pasi kishin lënë kalatën e Portit të Durrësit për të dalë për peshkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa është zyrtare pengmarrja.

“Të gjitha veprimet e Policisë Kufitare janë koordinuar me Rojën Bregdetare. Trupa Detare e Forcave të Armatosura nisën në mënyrë të menjëhershme operacionin e kërkim-shpëtimit. Më datë 22 qershor 2016, rreth orës 10:00, shtetasi egjiptian Adel Mohamed Salam ka marrë në telefon bashkëkombësin e vet, shtetasin egjiptian R. A., 53 vjeç, i cili punon në Portin Detar Durrës, duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt. Ai kërkon 70 mijë euro, duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me dy marinarët shqiptarë”, bëri të ditur Policia.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?