Marinzës i del “uji i zi”. Ku gabuan institucionet?

 

Shperthime te gazit natyror ne zonen naftembajtese te Marinzes, ne Fier, kane detyruar banoret qe jetojne aty te braktisin shtepite. Shperthimet nisen mengjesin e se merkures kur kompania 'Bankers Petroleum', po kryente operacione shpimi. 

Sipas kompanise, rrjedhja e gazit eshte e pakontrolluar, nderkohe qe ne oren 6:00 nisi largimi me urgjence i gjithe banoreve nga shtepite, policia dhe zjarrefikesit bllokuan zonen, ndersa banoret ne panik kane ikur vetem me rrobat e trupit. 

Shperthimi eshte shoqeruar edhe me rrjedhje ne shume zona te gazit dhe ujit. Ne tokat bujqesore, rruge, kanale dhe themelet e banesave gazi shfryn nga nentoka. Jane mbi 40 burime te tjera me te vogla qe çlirojne gaz, ato gjenden neper rruge, oborre dhe shtepi dhe çlirojne gaz dhe ujë njëkohësisht. Banorët raportojnë se kanë vërejtur edhe shembje të tokës në disa vende.

"Specialistët e fushës janë njoftuar për këtë që po ndodh dhe kanë vlerësuar situatën, gjendjen e rrezikshmërisë që paraqet kjo fontanë", thotë Majlinda Bufi, deputete e Partisë Socialiste në këtë zonë.

Ne zone ndodhen ekipet e emergjencave, policia dhe zjarrefikësit, ndersa kompania 'Bankers Petroleum', qe operon ne nxjerrjen e naftes ne kete zone, me ane te nje njoftimi beri te ditur se gazi që ka rrjedhur është gaz i ëmbël dhe i padëmshëm, megjithatë stafi operacional dhe i sigurisë i 'Bankers', në bashkëpunim me qeverinë lokale, Albpetrol dhe Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat paraprake, duke përfshirë edhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e prekur. 

Operacionet po vazhdojnë për ta ndalur rrjedhjen e gazit nga pusi, për të kthyer banorët në shtëpitë e tyre dhe më pas për të filluar operacionet për pastrimin e zonës e prekur. 

"Fokusi unë kryesor tanië shtë mbrojtja e jetës së njerëzve, banorëve të zonës dhe evakuimi i tyre dhe pastaj vënia nën kontroll e situatës dhe kthimi në gjendjen e mëparshme. Do të bëj një vlerësim të dëmit nga autoritete dhe pastaj do të vendosim do të kompensohet ose jo", thotë Bayne Asmus, zëvendëspresidenti i 'Bankers'.
 

Banoret jane ende jashte shtepive te tyre, nga te cilat dolen ne oret e para te mengjesit. Çdo aktivitet ne zone eshte nderprere, perfshi edhe shkollat e mbyllura ndersa policia ka bllokuar levizjet afer zones se shperthimit te gazit.

Profesor Gjergji Foto, një nga ekspertët më të njohur në gjeologjinë e naftës, thotë se shkaqet e shpërthimit të gazrave në Marinzë janë të lidhura me aktivitetet për shfrytëzimin e naftës në këtë zonë. 

“Natyrisht, aty ka pasur grumbullime dhe shpërthime gazi, i cili ka aftësinë që kur nuk e di që ekziston e gazifikon shpejt solucionin e argjilës dhe e hedh jashtë. Në të tilla raste, edhe uji i injektuar që përdoret si teknologji nga “Bankers” bën që të hyjë dhe në prishjet tektonike dhe që ai solucion argjile, bashkë me ujërat e shtresës dhe gazin të shpërthejë ashtu siç shpërtheu, qoftë nga gryka e pusit, qoftë dhe larg grykës së pusit”, deklaron Foto. 

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që shpimet për naftë provokojnë shpërthime të ujit dhe gazrave në sipërfaqe. Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më parë në Ballsh, Çakran, por edhe zona të tjera. 

“Të gjitha kanë ardhur nga defekte teknike, ose mospërgatitje si duhet të projektit të shpimit”, nënvizon Foto. 

Sipas profesor Fotos, dëmet materiale të këtyre shpërthimeve janë të mëdha për komunitetin përreth. “Dëmtohet dhe shkatërrohet ambjenti. Ndotet me gaz, etj. dhe e keqja është se mund të ndodhë në raste të tjera dhe nuk dihet kur ndodh”, shton Foto. 

Por rreziku më i madh është ai i pasojave që gazi mund të ketë në shëndetëin e banorëve. Ndaj sipas tij, zgjidhja më e mirë është largimi i njerëzve nga zona e prekur deri sa të përfundojnë shpërthimet e gazrave. / Top Channel 

SHKARKO APP