Marjan Rroku ka mbyllur hesapet me drejtësinë përfundimisht

Gjykata e Lartë në korrik të 2015 nuk riktheu për rigjykim dënimin kapital të Marjan Rrokut

Marjan Rroku ka mbyllur hesapet me drejtësinë përfundimisht.

Ka qenë vendimi i dhomës së këshillimit pranë Gjykatës së Lartë i datës 16 korrik 2015 ai që e ka mbyllur përfundimisht dosjen e Marjan Rrokut, duke lënë në fuqi vendimin e burgimit të përjetshëm.

Menjëherë pas ekstradimit në shkurt të 2014, Marjan Rroku me ndihmën e avokatit mbrojtës ka kërkuar në Gjykatën e Lartë të rishikohet vendimi i dënimit të tij në mungesë.

Ai pretendonte se gjykata nuk ka dëgjuar versionin e tij për ngjarjen, pasi procesi hetimor dhe ai gjyqësor është zhvilluar në mungesë.

Gjykata e Lartë pasi ka studiuar dosjen, ka konstatuar se mbrojtësi që ka përfaqësuar Rrokun në proceset gjyqësore ka qenë i zgjedhur prej tij dhe për këtë fakt nuk ka asnjë element për rihapjen e çështjes.

Gjykata e Lartë la kështu në fuqi vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm./ABCNews

Si e kam njohur Ornelën, Aldën dhe të vërtetën

SHKARKO APP