Marjana Koçeku: Lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po rrezikohet nga betonizimi dhe ndërtimi i digave
Deputetja Marjana Koçeku, ka reaguar përmes një postimi publik duke shprehur shqetësimin e saj për atë që e cilëson si cënim të lumit të Currajve në Nikaj-Mërtur nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave.
Sipas Koçekut, çdo ndërhyrje në lumin e egër është e pajustifikueshme dhe nuk duhet të lejohet. Ajo u bën thirrje banorëve të zonës, organizatave mjedisore dhe aktivistëve të angazhohen për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore.
“Nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm”, shprehet deputetja në reagimin e saj.
Postimi i plotë
Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cënohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave.
Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.
U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur.
Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru!
KOHA JONË SONDAZH

