Mark Frroku del sot në Kuvend, policia e shoqëron në pritje të vendimit

Kuvendi i Shqipërisë  pritet të miratojë sot kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Ashtu si në seancën e një jave më parë, Kuvendi ka përcaktuar që si çështje të parë në diskutim për rendin e ditës së sotme të jetë kërkesë e Prokurorit të Përgjithshëm për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku.  Pas paraqitjes së dy raporteve që kanë ardhur në seancë nga Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, është parashikuar që edhe vetë deputeti Mark Frroku të bëj mbrojtjen e tij përpara kolegëve, për të kërkuar rrëzimin e kërkesës së dërguar nga Prokuroria për arrestimin e tij.

Aktualisht me vendim të Gjykatës së Lartë deputeti Mark Frroku është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Hetimet për çështjen “Doshi” vijojnë, por nisja e hetimeve për një tjetër çështje që lidhet me një vrasje të kryer në Belgjikë në vitin 1999, për të cilën autoritetet belge e konsiderojnë bashkëpunëtor edhe deputetin Mark Frroku, ka detyruar avokatët e tij të kërkojnë leje nga Prokuroria për pjesëmarrjen e tij në seancë.

Avokatët e  deputetit Frroku, Sajmir Visha dhe Genc Gjokutaj kanë paraqitur në prokurori një kërkesë për pjesëmarrjen e klientit të tyre sot në seancën plenare. Pas autorizimit të dhënë nga organi i akuzës, Frroku do të jetë sot në seancë plenare për mbrojtjen e tij përpara kolegëve, të cilët një javë më parë mbi çështjen Doshi, votuan për arrestimin e tij. Njësoj si në seancën e zhvilluar në Këshillin e Mandateve, Frroku do të jetë i shoqëruar nga forcat e policisë, deri në brendësi të ambjenteve të Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Mark Frroku pritet të mbajë të njëjtin qëndrim në seancë në lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet, duke mohuar autorësinë e veprës penale. Nëse Kuvendi do të votojë për autorizimin e Prokurorisë, Frroku do të duhet të rikthehet sërish në qeli pasi do të përballet edhe me akuzën për vrasje të ardhur nëpërmjet Interpolit nga shteti belg. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?