Mark Frroku: Jam ndaluar nga policia, por në makinë nuk ka qenë asnjë i kërkuar

Deputeti demokristian, Mark Frroku ka reaguar me një mesazh në emisionin “Opinion” ku po debatohej lidhur me një shkresë sekrete të policisë sipas së cilës ai ka penguar arrestimin e Bardhok Planajt, gjatë ndalimit nga forcat e rendit të automjetit të tij tetorin e kaluar në Laprakë.

Në një raport sekret të policisë thuhet se Planaj i shpallur në kërkim kërkuar për trafik droge gjatë operacionit “Vilun” në veri të vendit, ndodhej në makinën e deputetit në momentin e ndalimit.

Frroku ka pranuar se është ndaluar nga policia, por sipas tij në makinën e tij nuk ka pasur asnjë të kërkuar nga policia dhe se gjithçka po bëhet për motive politike.

Në mesazhin e tij ai thotë se “Zoti Fevziu dua të përcjell përmes jush mesazhin se unë Mark Frroku jam një qytetar që në çdo moment i jam nënshtruar ligjeve të këtij vendi.

Policia ka bërë detyrën duke bërë ndalimin, por deklaroj me përgjegjësi të plotë se në mjetin tim nuk ka pasur asnjë person të kërkuar nga policia.

Këto gjëra bëhen për motive politike.

Unë nuk kam ndërmend të bëj akt vetëvrasjeje si personi që u thirr sot në Opinion, por të vazhdoj aktivitetin si qytetar, politikan dhe i zgjedhur”.

SHKARKO APP