Mark Frroku në gjyq: Kam punuar me ndershmëri, prokuroria më trajton si alien
Ish-deputeti Mark Frroku ka dalë sot para gjykatës për seancën e radhës.
Ai ka thënë se prokurori e përshkruan si alien, ndërsa ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e vitit 1990 në Belgjikë për të cilën e akuzojnë.
Më tej ai është shprehur se akuzat që i bëjnë janë “tendencioze, brutale dhe politike”, ndërsa ka theksuar se bashkë me familjen e tij ka punuar me ndershmëri.
Ish-deputeti ka hequr dorë nga gjykimi shkurtuar pasi avokati i tij Tonin Prendi kërkoi të hidheshin poshtë një sërë aktesh të dosjes së paraqitur për gjykim nga Prokuroria, si për shembull një akt- ekspertimi kontabël të pasurisë së ish-deputetit.
Mark Frroku është arrestuar prej më shumë se një viti.
Dosja e tij për ngjarjen në Belgjikë doli në publik pas përfshirjes së Frrokut në të ashtuquajturën dosja “Doshi”.
KOHA JONË SONDAZH

