Mark Frrokut i hiqet mandati më 20 tetor, Mirela Ferracaku në vendin e tij?

 

Më 20 tetor Këshilli i Mandateve do të mblidhet për herë të tretë për Mark Frrokun. Në këtë mbledhje deputetit të Partisë Kristiandemokrate pritet t’i hiqet mandati.

Demokratët kanë kërkuar heqjen e mandatit për Frrokun, pasi ka munguar për më shumë se 6 muaj në  kuvend për shkak se ndodhet ne masën e sigurisë, arrest me burg.

Sipas listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Kristiandemokrate për qarkun Shkodër, nga i cili doli deputet Mark Frroku, mandati i kalon vëllait te tij Arben Frroku.

Mirëpor ky i fundit është i dënuar me vendim te formës se prerë nga Gjykata e Apelit për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj dhe për këtë arsye nuk mund të  bëhet deputet.

Në këtë rast mandatin e merr kandidatja e tretë në listë, Mirela Ferracaku.

Këshilli i Mandateve këtë të  martë pritet të shqyrtojë edhe rastin e deputetit të dorëhequr socialist Arben Ndoka, i cili dorëzoi mandatin rreth një muaj më parë. Arben Ndoka doli deputet ne listën e Partisë Socialiste për qarkun Lezhë dhe në ketë listë sipas radhës mandatin e merr Eduard Ndocaj.

SHKARKO APP