Mark Marku: Për të fituar Durrësin, PD duhej të zgjidhte Agron Dukën

 

Ish-deputeti demokrat, Mark Marku, thotë se PD duhet të kishte kandiduar Agron Dukën për Durrësin, dhe jo Grida Dumën.

Kjo, pasi sipas tij, për të fituar në Durrës nuk duhen vetëm votat e PD-së.

Zgjedhja mes një kandidature të fortë politike, sepse Grida Duma ka një profil politik të spikatur, me kryetarin aktual të bashkisë, do të jetë interesante.

Unë mendoja për një kandidaturë nga e djathta, që përveç radhëve të PD-së të bënte dhe një lloj ekspansioni vote jashtë kësaj partie.

Mua mu duk shumë interesante kandidatura e Agron Dukës, i cili mund të krijonte një kohezion pak më të gjerë elektoral. Duma është profili politik që mund të kandidojë për një bashki, pasi prej gati dy vitesh ka aktivitet në PD.

Por problemi është se a mjafton vota e elektoratit të djathtë? Ndoshta do të ishte dashur të bëhej një testim edhe më i saktë.

Nga ana tjetër, Dako është një kryebashkiak që njihet, por problemi është se ka dy mandate dhe këtu krijohen edhe pakënaqësi”, thotë Marku për TCH./

SHKARKO APP