Marku: E keni bërë Kuvendin si furgon, Kumbaro iken nga komisioni

Komisioni i Medias vijon diskutimin per paketen antishpifje të propozuar nga qeveria

Edhe sot pedagoge dhe gazetarë të njohur argumentojnë kundërshtitë e tyre mbi këtë paketë dhe i bëjnë thirrje deputetëve të mos e votojnë.

Në një moment ndërsa Marku po argumentonte, Mirela Kumbaro po fliste me nje deputete aty afer . Kjo ndezi debatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mark Marku:  Mos bëni ligje kot sepse pavarësisht se ju bëni ligj ne do të vazhdojmë rezistencën tonë, dhe ligji do të mbetet në letër. Ama do të jetë për turpin e atyre që e bënë. Shkelet thellësisht lirinë e medias. Vetërregullimi dhe normat vetërregulluese janë qartësisht të ndara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërhyn Mirela Kumbaro

Mark Marku: Mirela a ka mundësi se nuk kam ardhur në furgon.

Mirela Kumbaro: A ka mundësi për procedurë..  Jeni në shkelje të rregullores.

Mark Marku: Po të duash dëgjo po të duash jo

Mirela Kumbaro: Ju lutem qetësohu..

Mark Marku: E keni bërë parlamentin si furgon

Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën

Mark Marku: Po folët me  unë do i bëj thirrje kolegëve të ikin.

Mirela Kumbaro: Mungesë totale e etikës.

Mark Marku: Ju nuk keni as etikë dhe as integritet.

Ora News - Marku: E keni bërë Kuvendin si furgon, Kumbaro iken nga komisioni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?