Marrëdhëniet e acaruara me Ministrin Tahiri. Ish-Kreu i Policisë Didi nuk pranon t’i komentojë

Pas dorëheqjes së Artan Didit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nuk qëndron vetëm skandali i fshehjes së udhër –ndalimit për Mark Frrokun nga zyra e Interpol Tiranës. Flitet se prej disa kohësh marrëdhëniet mes Didit dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ishin acaruar për arsye që nuk bëhen të ditura. I pyetur nga media nëse dorehëqja e tij kishte lidhje me marrëdhëniet me Ministrin e Brendshëm, pasi thuhet se ato nuk kanë qenë shumë të mira, Didi përgjigjet shkurt: “Nuk ka lidhje me atë.” Por ish –Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duekt se nuk ka qejf të flasë për marrëdhëniet që ka patur me Tahirin, pavarësisht se Ministri i Brendshëm foli për një bashkëpunim të suksesshëm pak orë pasi kishte pranuar dorëheqjen e tij. Kur pyetet nëse mban akoma marrëdhënie me Ministrin e Brendshëm, Didi thotë: “E lëmë për një herë tjetër këtë çështje.” Shkurtimisht ai i përgjigjet edhe pyetjes nëse e ka detyruar ndokush të japë dorëheqjen: “Jo, nuk më ka detyruar njeri” thotë ai. Pyetjet që i drejton Gazeta Shqiptare dhe përgjigjet e tij telegrafike lënë të kuptohet se marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë në ditët më të mira dhe tregojnë se elozhet e djeshme të Tahirit për Didin ishin vetëm pjesë e shoë –t të tij, përmes të cilit tentoi të tregonte se implikimi në skandalin e fshehjes së kërkesës për ndalimin e Mark Frrokut nuk shkonte përtej ish –numri një të policisë.

SHKARKO APP