Marrëdhëniet Shqipëri – Izrael, Gjylameti dhe Veliaj takojnë drejtuesen e AJC, Avital Leibovich
Në cilësinë e Kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, deputetja socialiste Blerina Gjylameti dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritën sot në një takim drejtuesen e American Jewish Committee (AJC), Avital Leibovich.
Teksa publikon pamje nga pritja e sotme, Gjylameti përmes rrjeteve sociale shprehet se raporti midis Izraelit dhe Shqipërisë ka treguar forcën e përhershme të bashkëpunimit, dhe nga ana tjetër jo më larg se 22 Tetori i vitit 2020 miratuam në Kuvendin e Shqipërisë Rezolutën për përkufizimin e antisemitizmit.
Lidhur me bisedat e zhvilluara, Gjylameti bën me dije se takimi pati një fokus të larmishëm prioritetesh por në veçanti diskutuam mbi projektet e Shqipërisë dhe Tiranës si kryeqytet evropian i rinisë 2022 dhe përcjelljen e shembullit të tolerancës.
“Mikpritëm në vizitën e saj drejtuesen e AJC – American Jewish Committee, Avital Leibovich bashkë me Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në cilësinë e Kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael.
Raporti midis Izraelit dhe Shqipërisë ka treguar forcën e përhershme të bashkëpunimit dhe nga ana tjetër jo më larg se 22 Tetori i vitit 2020 miratuam në Kuvendin e Shqipërisë Rezolutën për përkufizimin e antisemitizmit.
Takimi pati një fokus të larmishëm prioritetesh por në veçanti diskutuam mbi projektet e Shqipërisë dhe Tiranës si Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022 dhe përcjelljen e shembullit të tolerancës”, shprehet deputetja socialiste Blerina Gjylameti.