Marrëveshja e pensioneve me Italinë, në 7 vite pritet të alokohen 134.8 milionë euro

Miratohet nga Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali, amendamenti për alokimin e fondeve në kuadër të ratifikimit dhe zbatimit të Marrëveshjes nëpërmjet Republikës Italiane dhe Republikës së Shqipërisë për Sigurinë Sociale, e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 Kjo marrëveshje pritet të miratohet dhe nga parlamenti italian.

Por si janë ndarë fondet përkatësisht viteve?

Sipas raportimeve, nga viti 2025 deri në vitin 2031 në total do të jenë 134.8 milionë euro të cilat do të alokohen. Për vitin 2025 janë parashikuar 12 milionë euro, për vitin 2026 janë ndarë 13.6 milionë euro, për vitin 2027 janë ndarë 13.1 milionë euro.
Nga viti në vit, fondet shtohen, ndërsa për vitin 2028 janë ndarë 15.1 milionë euro, për vitin 2029 janë ndarë 17 milionë euro. Për vitin 2030 dhe 2031 janë përkatësisht 19.3 milionë euro dhe 21.3 milionë euro.
Ndërkohë, për të gjitha vitet e mëpasshme duke filluar nga viti 2032 janë përcaktuar 23.4 milionë euro në total.

Ky projektligj u miratua nga Parlamenti i Shqipërisë në maj të këtij viti nga ku objekti i kësaj marrëveshjeje përfshin përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, duke përfshirë sigurimet për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, si dhe sigurimin për sëmundjet dhe barrëlindjet dhe sigurimin e papunësisë.
Diamila Leka/ Scan

SHKARKO APP