Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Meta: Vetëm përmes dialogut arrihet zgjidhje e qëndrueshme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell njoftoi arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit.

Në një postim në rrjete sociale Meta shkruan se Partia e Lirisë beson se vetëm përmes dialogut të lehtësuar nga BE dhe SHBA arrihet një zgjidhje e qëndrueshme.

Reagimi i Metës:

Swiss Digital Desktop Reklama

I mirëpritur dhe pozitiv lajmi i dhënë sot nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell sipas të cilit “Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia e Lirisë beson se vetëm nëpërmjet vijimit të dialogut të lehtësuar nga BE dhe SHBA, si dhe respektimit të frymës dhe vlerave europiane mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet në një zgjidhje e qëndrueshme në thelb të së cilës duhet të qëndrojë njohja reciproke midis dy shteteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?