Marrëveshja, Lela: Ishte armëpushim i një lufte të çuditshme, të fituar janë Rama dhe Basha

Analisti Alfred Lela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se marrëveshja që u arrit për kodin zgjedhor iu duk si armëpushim i një luftë të çuditshme.

Lela theksoi se nga kjo marrëveshje, të fituar dolën kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Ngjarja që ka ndodhur është e mirë sepse krijon së paku një shtensionim. Unë do thosha se është armë-pushim i një lufte idiote dhe të kotë. Kjo luftë është vazhdim i pas-marrëveshjes së 2017. Marrëveshjen e 2017 unë e kam duartrokitur dhe na solli këtu. Kronik që ndodhi dje ishte armëpushim. Të fituarit në këtë rast duket se janë dy personazhe dhe janë Rama e Basha. Ishte marrëveshje si rrufe në eiqll të hapur, që patjetër është gatuar prej muajsh në prapaskenë. Duket armëpushim i mirë për të qenë i vërtetë”, deklaroi Alfred Lela.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?