Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 21:01 Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje Atalanta dhe Inter përballen në Serie A, me Sarri që sfidon Chivu. Portieri Carnesecchi ka probleme në gju dhe zëvendësohet nga Sportiello, ndërsa Interi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Marrëveshja me Italinë, Rama: Mbi 500 mijë shqiptarë po buzëqeshin. I gëzofshi pensionet tuaja!

Marrëveshja me Italinë, Rama: Mbi 500 mijë shqiptarë po buzëqeshin. I gëzofshi pensionet tuaja!

Aktualitet
E martë, 6 Shkurt 2024 15:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mbi 500 mijë shqiptarë mund të buzëqeshin për fundin e një odiseje të gjatë tridhjetë e kusur vite, shprehet kryeministri Edi Rama, në një mesazh të gjatë pas firmosjes së marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e sigurimeve shoqërore.

Nga: Edi Rama

Sot është një ditë e bukur për familjet shqiptare në Itali. Puna e tyre e ndershme, vitet e tyre të njëpasnjëshme në punë për të ndërtuar një ekonomi familjare me mund e me djersë, kontributi i tyre në ekonominë dhe në sigurimet shoqërore të vendit të dashur fqinj, nga sot do t’u kthehen në pensionet e tyre, secilit e secilës sipas asaj që u takon.
Sot është një ditë triumfi edhe për politikën si një mjet i pazëvendësueshëm për ta bërë më të mirë, më të sigurtë, më dinjitoze jetën e njerëzve të zakonshëm. Për mua është një nga ato ditë fatlume, kur ndjenja e të qenit i vlefshëm për njerëzit e këtij vendi bëhet shumë e prekshme dhe e barazon me zero të gjithë peshën e rëndë të baltës së arenës politike e mediatike.

Kjo është një nga ato ditë kur them me plot gojën, hallall sharjet, akuzat, shpifjet, llafet e pafundme që nganjëherë bëhen aq shumë sa të vjen të thuash në dreq të gjitha! Po pastaj përpjekja vazhdon e vazhdon, me durim e me këmbëngulje për të parë ditë si kjo, kur mundi dhe mosdorëzimi përpara vështirësive, pengesave, vonesave, të cilat nganjëherë kthehen deri në zvarritje jashtë vullnetit tënd, shpërblehet me buzëqeshjen e familjeve që kanë pritur atë që meritojnë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sot janë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin për fundin e një odiseje të gjatë tridhjetë e kusur vite. Qëkur ne nisëm të flasim me qeverinë italiane të kohës për pensionet e emigrantëve shqiptarë dhjetë vjet më parë, ata kanë pritur e kanë pritur. Fillimisht dukej krejt e pamundur për shkak të peshës domethënëse financiare të një marrëveshjeje të tillë. Por ja ku ia dolëm edhe kësaj, ndërkohë që këto dhjetë vjet nisëm dhe mbyllëm me sukses negociatat për marrëveshjet e pensioneve me plot 16 shtete, që nga Gjermania deri në Kanada, ndërkohë që të gjitha qeveritë e mëparshme të mbledhura bashkë kishin mbyllur vetëm një të tillë në thuajse çerek shekulli, atë me Turqinë dhe edhe atë e ka negociuar e mbyllur një tjetër qeveri socialiste para thuajse njëzetë vjetësh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot është dita për t’i falenderuar të gjithë ata që na dëgjuan e na mbështetën nga pala mike italiane. Janë disa, janë më shumë se sa kaq, por në mënyrë të veçantë dua të falenderoj pesë persona: Senatorin Italian Tommaso Nannicini, i cili u angazhua personalisht për ta mbajtur gjallë në labirinthet e pafundme të burokracisë italiane, procesin tejet të vështirë të negociatave të tejzgjatura.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 3 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 6 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 6 orësh

Ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme, mikun e shtrenjtë Luigi di Maio, i cili i dha procesit një shtysë të konsiderueshme përpara gjatë qëndrimit të tij në detyrë. Ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, pa të cilin ky proces mbase nuk do t’i kishte mbijetuar inercisë së shtyrjes së pafundme.

Ambasadoren tonë në Romë, Anila Bitri, e cila punoi me shumë përkushtim pranë autoriteteve italiane si zëdhënëse e të drejtës legjitime të të gjithë shqiptarëve që kanë punuar e kanë paguar sigurime shoqërore në Itali. Dhe në fund, po jo për nga rëndësie, Kryeministren e Italisë dhe bashkëudhëtaren e çmuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-italiane, Giorgia Meloni, pa të cilën nënshkrimi i sotëm i dokumentit përfundimtar të kësaj marrëveshjeve jetike për shqiptarët e Italisë, thjesht nuk do të kishte ndodhur.

Sot jam shumë krenar për bilancin tërësor të përpjekjes së qeverisjes socialiste në mbështetje të emigrantëve shqiptarëve, të cilët falë kësaj përpjekjeje gëzojnë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tyre në 16 shtete, ku si pensionistë do të shpërblehen me meritë bazuar në sigurimet shoqërore që kanë derdhur nga puna e tyre e palodhur.

Natyrisht kjo përpjekje nuk mbaron këtu, sepse ka ende marrëveshje të tjera për të lidhur deri kur punëtori i fundit shqiptar në emigracion të gëzojë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tij kudo qoftë ku ka derdhur sigurime shoqërore nga puna në një vend tjetër. Por sot është dita për ta mbyllur me një urim për të gjithë shqiptarët që punojnë në Itali: I gëzofshi pensionet tuaja!

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 38 minutash

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 1 ore

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 2 orësh

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.